Versioni Beta

Cerca

Engjëlli i Tёnzot i 3 qershorit 2018

Lutu me Papën

Angelus

Angelus Dómini nuntiávit Mariæ.
Et concépit de Spíritu Sancto.
Ave Maria...

Ecce ancílla Dómini.
Fiat mihi secúndum verbum tuum.
Ave Maria...

Et Verbum caro factum est.
Et habitávit in nobis.
Ave Maria...

Ora pro nobis, sancta Dei génetrix.
Ut digni efficiámur promissiónibus Christi.

Orémus.
Grátiam tuam, quǽsumus, Dómine,
méntibus nostris infunde;
ut qui, Ángelo nuntiánte, Christi Fílii tui incarnatiónem cognóvimus, per passiónem eius et crucem, ad resurrectiónis glóriam perducámur. Per eúndem Christum Dóminum nostrum.

Amen.

Gloria Patri... (ter)
Requiem aeternam...

Benedictio Apostolica seu Papalis

Dominus vobiscum.Et cum spiritu tuo.
Sit nomen Benedicat vos omnipotens Deus,
Pa ter, et Fi lius, et Spiritus Sanctus.

Amen.

Engjëlli i Zotit

Engjëlli i Zotit

iu fal Zojës Mari.

E ajo u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt.

Të falemi Mari...

Ja shërbëtorja e Hyjit.

U bëftë mbi mua si është fjala jote.

Të falemi Mari...

E Fjala u bë njeri.

E erdhi e banoi ndër ne.

Të falemi Mari...

Lutu për ne, o e shenjta Nënë e Hyjit.

Që të bëhemi të denjë për premtimet e Jezu Krishtit.

Të lutemi.

 Hirin tënd, po të lutemi, o Zot,
dikoje në shpirtin tonë, që sikurse në lajmërimin e engjëllit na e zbulove

mishërimin e Birit tënd,

nëpër mundime e kryq të Tij na udhëheq në lavdinë e ringjalljes.
Nëpër Krishtin Zotin tonë.

Amen.

Lavdi Atit… (3 herë)

Pushimin e pasosur…

Bekimi apostolik apo papnor

Zoti qoftë me ju. Dhe me shpirtin tënd.

Bekuar qoftë emri i Zotit.

Sot e përgjithmonë e jetës.

Ndihma jonë është në emër të Zotit.

Ai bëri qiellin e tokën. Ju bekoftë Zoti i Gjithpushtetshëm, Ati e Biri e Shpirti Shenjt.

Amen.

Engjëlli i Tënzot është lutje që thuhet për kujtim të Misterit të përhershëm të Mishërimit, tri herë në ditë: në orën 6 të mëngjesit, në mesditë e në mbrëmje, rreth orës 18, çast në të cilin dëgjohet tingëllimi i këmbanës së Engjëllit. Emri Engjëlli i Tënzot rrjedh nga  fjala e parë e lutjes – Engjëlli i Tënzot iu fal Zojës Mari – i cili ka të bëjë me leximin e shkurtër të tre teksteve të thjeshta,  që i kushtohen Mishërimit të Jezu Krishtit dhe thënies së tri FalemiMrive. Këtë lutje e thotë Papa në Sheshin e Shën Pjetrit, në mesditën e së dielës dhe në Solemnitete. Para se të thotë lutjen e Engjëllit, Papa u mban besimtarëve një fjalim të shkurtër, duke e marrë shtytjen nga Leximet e ditës dhe përshëndet shtegtarët. Nga Pashkët, deri në Rrëshajë, në vend të lutjes së Engjëllit të Tënzot, thuhet lutja e Mbretëreshës Qiellore, lutje  në kujtim të Ngjalljes së Jezu Krishtit, në përfundim të së cilës shqiptohet tri herë rresht Lumni Atit.

Engjëlli i Tënzot/Mbretëresha Qiellore e fundit

Artikujt e fundit