Kërko

Kush jemi

Vatican News është portali i informacionit të Selisë së Shenjtë, që së bashku me Radio Vatikanin, L’Osservatore Romano dhe Vatican Media, synon t’u përgjigjet “gjithnjë e më mirë nevojave të misionit të Kishës” në kulturën bashkëkohore. Aventura e Vatican News fillon më 27 qershor 2015, me Motu Proprio-n e Papës Françesku, i cili themeloi Sekretarinë për Komunikimin, sot Dikaster i Kuries Romake.

VaticanNews, duke e kapërcyer konceptin e kalimit të thjeshtë në formatin dixhital, synon t’u përgjigjet e, në një farë kuptimi, edhe t’u paraprijë ndryshimeve të vazhdueshme në përmbajtjen e në formën e komunikimit, me objektivin “për t’u kumtuar Ungjillin e mëshirës të gjithë popujve”, në kulturat e tyre të ndryshme. Shprehet dhe ndërvepron përmes audios, videos, tekstit, pamjeve, në një plan shumëgjuhësh, shumëkulturor, shumëkanalesh, shumëmedial dhe me shumë pajisje.

Katër, fushat tematike, që informojnë mbi veprimtarinë e Papës, të Selisë së Shenjtë, të Kishave lokale, duke i lënë hapësirë edhe lajmeve nga bota. Vatican News e ka bazën në forcën operative të redaksive gjuhësore të Radio Vatikanit (Projektuar dhe ndërtuar nga Guglielmo Marconi, me vendim të Papës Piu XI, Radio Vatikani fillon transmetimin më 12 shkurt 1931) dhe synon jo vetëm të informojë, por edhe ta çojë shpresën e fesë në gjithë botën, duke ofruar një çelës për interpretimin e fakteve në dritën e Ungjillit. Kriteri udhërrëfyes është “ai apostolik, misionar, me vëmendje të veçantë për gjendjet e ligështisë, të varfërisë e të vështirësisë” (Fjala e Papës Françesku në seancën plenare të SPC-së, 4 maj 2017).

 

Prefekt
Paolo Ruffini 

 

Drejtor Editorial
 Andrea Tornielli 

 

Zv.drejtorë
 Sergio Centofanti – Alessandro Gisotti 

 

Përgjegjës për Radio Vatikanin-Vatican News
 Massimiliano Menichetti