Kërko

Pyetje që bëhen shpesh

Ҫfarë është Vatican News?

Vatican News është portali i ri i informacionit vatikanas, ku mund të gjesh lajmet më të fundit për Papën Françesku, Selinë e Shenjtë, Kishën në botë dhe aktualitetin ndërkombëtar. Vatican News është i pranishëm edhe në rrjetet kryesore shoqërore: Facebook, Twitter, YouTube e Instagram.

Kujt mund t’i sinjalizoj probleme teknike në Vatican News?

Nëse dëshiron të sinjalizosh probleme teknike në portalin, ose në newsletter të Vatican News mund të shkruash një email në: shqip@vaticannews.va ose webmaster@vaticannews.va.

A mund t’i përdor materialet e publikuara në Vatican News?

Për informacion mbi mënyrat dhe kushtet e përdorimit të materialeve të publikuara në Vatican News të ftojmë të konsultosh faqen e portalit kushtuar shënimeve ligjore.

Ku i gjej fjalimet zyrtare të Papës Françesku?

Për të lexuar të gjitha tekstet zyrtare e të plota të Papës Françesku, të ftojmë të konsultosh faqen zyrtare të Vatikanit kushtuar Atit të Shenjtë.

Si mund t’i marr vesh datat e ngjarjeve papnore?

Për informacione mbi kremtimet e kryesuara nga Papa Françesku të ftojmë të vizitosh faqen zyrtare të Vatikanit kushtuar Kalendarit të Kremtimeve.

Si t’ia bëj për të marrë bekimin papnor?

Për informacione rreth hapave të nevojshme për të marrë Bekimin apostolik në pergamenë, konsulto faqen e internetit të Lëmoshtarisë Apostolike.

Si mund të marr pjesë në audiencën e përgjithshme?

Biletat për të marrë pjesë në audiencat e përgjithshme janë falas. Për informacione mbi mënyrën e marrjes së biletave, të ftojmë të konsultosh faqen e internetit të Prefekturës së Shtëpisë Papnore.

Në ç’adresë mund t’i shkruaj Papës Françesku?

Për t’i shkruar një letër Papës Françesku, mund t’ia adresosh në këtë mënyrë: “Shenjtërisë së Tij, Papës Françesku. Shtëpia e Shën Martës. 00120 Città del Vaticano”.

Si mund të bëj një donacion për bamirësinë e Papës?

Bamirësia e Papës i besohet Obolit të Shën Pjetrit. Për të mbështetur nismat e shumta të Kishës universale dhe iniciativat e solidaritetit në favor të më nevojtarëve, i gjen të gjitha informacionet këtu.

Ku mund të gjej informacione mbi Muzetë dhe Kopshtet e Vatikanit?

Për informacione mbi biletat, prenotimet, vizitat individuale e ato me guidë në Muzetë e Vatikanit, në Kopshtet e Vatikanit, në Pallatin Apostolik të Castel Gandolfos, të ftojmë të vizitosh faqen kushtuar vizitave në Muzetë e Vatikanit.

Cili është orari i hyrjes në Bazilikën e Shën Pjetrit?

Për informacione mbi oraret e hyrjes, mbi ato të meshëve e të rrëfimeve në Bazilikat Papnore (Shën Pjetri, Shën Pali jashtë Mureve, Shën Gjoni në Lateran, Zoja e Madhe) konsulto faqen përkatëse në web-in zyrtar të Vatikanit.

Ku blihen monedhat dhe pullat vatikanase?

Për informacione mbi emisionet numizmatike dhe filatelike vatikanase, të ftojmë të konsultosh faqen e internetit të Guvernatoratit të Shtetit të Vatikanit, kushtuar Zyrës Filatelike dhe Numizmatike.

Si mund të blej fotografi të Papës?

Për të blerë e për të prenotuar fotografi nga ngjarjet publike me praninë e Papës Françesku, të ftojmë të konsultosh faqen e internetit të Shërbimit Fotografik të Vatikanit-Vatican Media.

A ka webcam në Vatikan?

Po. Për të parë në kohë reale disa nga vendet më të rëndësishme të Shtetit të Vatikanit, vizito faqen Webcam të Guvernatoratit të Shtetit të Vatikanit.