Cerca

Vatican News
Pope Francis Angelus prayer Pope Francis Angelus prayer  (ANSA)

Papa nё Engjëllin e Tёnzot: Korpi i Krishtit na mëson mikpritjen, siç e do Zoti

Nё Engjëllin Tёnzot, Papa Françesku foli për Eukaristinë si "derë tё hapur ndërmjet qytetit të Zotit e qytetit të njeriut" dhe i nxiti besimtarёt të ndjekin "logjikën e Tij", të dhuratës e tё ndarjes sё përbashkët.

R. SH. - Vatikan

Në Solemnitetin e sotëm të Korpit tё Krishtit Zot, para lutjes së Engjëllit Tёnzot, kremtuar nё mesditё nё Sheshin e Shёn Pjetrit, nё Vatikan, Papa Françesku foli për Eukaristinë si "derë tё hapur ndërmjet qytetit të Zotit e qytetit të njeriut" dhe i nxiti besimtarёt të ndjekin "logjikën e Tij", të dhuratës e tё ndarjes sё përbashkët.

Pikërisht nё saje tё forcës sё fjalëve të Jezusit, thёnё në Darkën e Mbrame, që na kujton Ungjilli i sotëm nga Markut: 'Merrni, ky është korp im. [...] Ky është gjaku im i besëlidhjes, i derdhur për shumë njёrёz”, kujtoi Papa Françesku, “që bashkësia e krishterë mblidhet çdo të diel dhe çdo ditë, rreth Eukaristisë, sakramentit tё Flijimit shёlbimprues të Krishtit".

"Festa e Korpit tё Krishti është një mister tërheqës ndaj Krishtit dhe shndërrim në Të. Dhe ёshtё shkollë e dashurisë konkrete, shkollё e durimit dhe e sakrifikimit, si Jezusi mbi kryq. Na mëson të bëhemi më mikpritës dhe të disponueshëm ndaj atyre njerëzve që janë në kërkim të mirëkuptimit, ndihmës, inkurajimit, dhe ndaj atyre qё janë të mënjanuar e të vetëm.

Prania e Jezusit tё gjallë në Eukaristi është si një derë, një derë e hapur ndёrmjet tempullit dhe rrugës, ndёrmjet besimit e historisë, ndёrm qytetit të Zotit dhe qytetit të njeriut". Kёshtu, pra, tha mes tjerash Papa Françesku  gjatë uratёs sё Engjёllit tё Tёnzot, kremtuar sot nё mesditё në Sheshin e Shën Pjetrit, nё Vatikan.

Ati i Shenjtё Bergoglio kujtoi procesionet që mbahen në të gjithë Italinë për festën e Korpit e tё Gjakut tё Krishtit, dhe i ftoi besimtarët të marrin pjesë nё kёto tё kremte liturgjike tё fesё. "Edhe unё këtë mbrëmje, në Ostia (afёr Romёs) – siç bёri i Lumi Pali VI 50 vjet më parë – tha Papa Françesku - do të kremtojё Meshën, e cila do të pasohet nga procesioni me tё Shenjtueshmin Sakrament tё Eukaristisё".

03 qershor 2018, 16:12