Kërko

Kardinali Pietro Parolin Kardinali Pietro Parolin 

Parolin: Papa dëshiron të shkojë në Moskë e Kiev

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, ndodhet për pushime në Primero të Trentinos. Prej andej, në një intervistë për gazetën “La voce del Nordest” deklaron se Papa dëshiron të shkojë në Ukrainë e në Rusi e duhet shpresuar që t’i jepet kjo mundësi

R.SH. - Vatikan

“Papa dëshiron të shkojë në Moskë dhe Kiev, me synimin për t'i dhënë fund luftës. Selia e Shenjtë, siç ka qenë gjithmonë traditë e saj, përpiqet të mbajë marrëdhënie të mira me të gjithë, që të ketë mundësinë t’i përballojë me dialog vështirësitë që dalin. Fatkeqësisht, deri tani nuk e kemi gjetur mundësinë për të shkuar në Rusi. Shpresojmë të hapet kjo rrugë”. Kështu deklaron Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, për gazetën “La voce del Nordest”, nga Primero i Trentinos, ku po kalon pushimet.

11 gusht 2022, 15:19