Përfundoi me sukses operacioni nё Gemelli. "Papa ka reaguar mirë"
R.SH. – Vatikan
"Ati i Shenjtë, i shtruar dje pasdite në Poliklinikën A. Gemelli, në Romë, iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal të planifikuar në mbrëmje për stenozë divertikulare të sigmës". "Papa - shpjegoi Bruni - reagoi mirë ndaj ndërhyrjes kirurgjikale nën anestezi të përgjithshme nёn udhëheqjen e Profesor Sergio Alfieri, me ndihmën e Profesor Luigi Sofo, Doktor Antonio Tortorelli dhe Doktor Roberta Menghi".
"Anestezia u krye nga Profesor Massimo Antonelli, Profesor Liliana Sollazzi dhe mjekët Roberto De Cicco e Maurizio Soave. Profesori Giovanni Battista Doglietto dhe profesori Roberto Bernabei ishin gjithashtu të pranishëm në sallën e operacionit”.
Operacioni të cilit Papa Françesku iu nënshtrua përfundoi dje në mbrëmje. Njofton akoma drejtori i Zyrës së Shtypit Matteo Bruni. Papa dje pasdite u largua nga shtëpia Shёn Martës drejt spitalit.