Përfundoi me sukses operacioni nё Gemelli. "Papa ka reaguar mirë"

"Ati i Shenjtë, i shtruar dje pasdite në Poliklinikën A. Gemelli, ka reaguar mirë ndaj operacionit të planifikuar, dje në mbrëmje,për stenozë divertikulare të sigmës".

R.SH. – Vatikan

"Ati i Shenjtë, i shtruar dje pasdite në Poliklinikën A. Gemelli, në Romë,  iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal të planifikuar në mbrëmje për stenozë divertikulare të sigmës". "Papa - shpjegoi Bruni - reagoi mirë ndaj ndërhyrjes kirurgjikale nën anestezi të përgjithshme nёn udhëheqjen e Profesor Sergio Alfieri, me ndihmën e Profesor Luigi Sofo, Doktor Antonio Tortorelli dhe Doktor Roberta Menghi".

"Anestezia u krye nga Profesor Massimo Antonelli, Profesor Liliana Sollazzi dhe mjekët Roberto De Cicco e Maurizio Soave. Profesori Giovanni Battista Doglietto dhe profesori Roberto Bernabei ishin gjithashtu të pranishëm në sallën e operacionit”.

Operacioni të cilit Papa Françesku iu nënshtrua përfundoi dje në mbrëmje. Njofton akoma drejtori i Zyrës së Shtypit Matteo Bruni. Papa dje pasdite u largua nga shtëpia Shёn Martës drejt spitalit.

05 korrik 2021, 09:19