OBSH dhe Bambino Gesù: formim në distancë për Vendet në rrugë zhvillimi
R.SH. - Vatikan
“Projekti, për të cilin po punojmë, së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Libi, i përgjigjet njërës prej objektivave kryesore të spitalit tonë, domethënë, ndarjes së përbashkët të njohurive të fituara në fushën klinike si dhe në atë të kërkimit shkencor. Përdorimi i platformës Medtraining dhe i teknologjisë për formimin në distancë, na ndihmon ta vijojmë këtë synim me më shumë efikasitet e shpejtësi”. Deklarata e Mariella Enoc, presidente e Spitalit Pediatrik të Krishtit Fëmijë, përfshin e sqaron domethënin e nismës, lindur në fillim të vitit të kaluar për të nxitur e për të mbështetur freskimin profesional të personelit shëndetësor të Libisë, posaçërisht në fushën pediatrike.
Kanali i formimit Medtraining
Në fillim marrëveshja parashikonte arritjen e mjekëve dhe të infermierëve të dy spitaleve pediatrike të Tripolit e Bengasit, në Spitalin e Krishtit Fëmijë për një periudhë prej dy-tre muajsh. Shpërthimi i pandemisë në mars të vitit 2020 e bëri të pamundur realizmin e projektit me praninë e libikëve. Prej këndej lindi ideja për të organziuar një platformë shumëgjuhëshe: kanalin e formimit mjekësor në distancë për vendet në rrugë zhvillimi Medtraining e, më pas, shtrirjen më të gjërë të projektit: “Urojmë që projekti të mund të realizohet e t’u japë ndihmë shumë fëmijëve, që kanë nevojë për mjekime specialistike”. Ky, pohimi i Mariella Enoc, Presidente e Spitalit Pediatrik Bambin Gesù
Kursi i parë
Para pak javësh nisi kursi i parë, në të cilin morën pjesë 156 infermierë nga 8 spitale të vendit veriafrikan. Përveç Tripoli Childxren’s Hospital dhe Benghasi Children’s Hospital, po marrin pjesë në formimin në distancë, Sabha Medical Center (spitali kryesor i gjithë pjesës jugore të Libisë), spitalet e Sirtes e Misuratës në zonën Tripolitane dhe qendrat spitalore të Tripolitania e të Cirenaica, të Derna-s, Al Bayda e Tobrouk, të gjitha në veri të vendit.
Pesë gjuhë për pesë specializime
Plaforma Medtraining krijon mundësi të ndryshme për formimin, në pesë gjuhë; italiane, angleze, arabe, frënge e spanjolle. Kurset e parashikuara në platformë, menjëherë pasi të jenë përkthyer në gjuhë të ndryshme, do të mund të shumëfishohen lehtë, për t’iu ofruar vendeve, që kanë kërkesa formuese.Terapia intensive, neonatologia, hematologjia, kardiologjia e kardiokirurgjia janë spacialitetet e para, të caktuara për veprimtaritë e formimit profesional. Këtyre u shtohen tani onko-hematologjia, mjekësia paliative dhe ndihma psikosociale. Sapo ta lejojë situata shëndetësore, parashikohet formimi edhe në prani, në Spitalin e Krishtit Fëmijë, në Romë, për disa nga punonjësit, që marrin pjesë në këtë projekt.