Një muaj me Marinë, Ungaretti dhe dora e Nënës
R. SH. - Vatkan
Kardinali Comastri vijon të kujtojë poetët, që shkruan për Marinë. E sot kardinali Comastri kujtoi poetin e famshëm italian, Giuseppe Ungaretti, dhe poezinë e tij “Nëna”. Nuk flet shprehimisht për Marinë, nuk ia kujton emrin, po në lirikën e tij arrin t’i lidhë poetikisht të dyja figurat: atë të Nënës së tij tokësore me atë të Asaj qiellore. Në çastin kur zemra numëron rrahjen e fundit.
Është përhumbje poetike, që kujton çastin para vdekjes. Çastin, kur do të shembet muri, “muri i hijes” ndërmjet jetës tokësore e asaj përtejtokësore. E poeti mund të shikojë nënën, tek e cila pati gjithnjë besim të plotë e në të, Marinë që, ashtu si në të kaluarën, do t’ia shtrijë një dorë e do t’i prijë drejt ndjesës së Zotit. Krijon, kështu, figurën e shkëlqyer të amshimit me vargjet (përkthyer lirisht):
...“Kur zemra me rrahjen e fundit,
murin e hijes ka për ta rrëzue,
te Zoti do t’ më të prish përsëri,
o Nanë prap dorën tue më shtri!”.
Dy fytyra, pranë e pranë: dy nëna
Në këto vargje shikojmë pranë e pranë dy fytyra - komenton Comastri, fytyrën e nënës e të Marisë, Nënë e të gjithëve, që na vjen në ndihmë tash e në fill të mordes sonë! Maria ndërmjetëson që Zoti të ketë mëshirë për ne. E Comastri citon Shën Terezën e Krishtit Fëmijë që, para se të vdiste, të fundmet fjalë ia kushtoi pikërisht kësaj ndjese. Shën Tereza shkruan se edhe mëkatari i ngarkuar me të gjithë zezonën e botës, mund të pranohet në krahët e hapur të Krishtit, si djali plangprishës, që rikthehet, i penduar, në krahët e Atit. Atit të vet - e Atit qiellor!
Duke imituar fenë e Ungaretit e të Shën Terezës, na kujton Comastri -duhet t’i bëjmë ballë qetësisht çastit: “Kur ‘te Zoti do t’ na prijë përsëri,/ Nëna prap dorën tue na e shtri!”.