Kreshmë: lutje drejtuar Krishtit të kryqëzuar
R.SH. - Vatikan
Lutje drejtuar Krishtit të kryqëzuar:
O Jezus,
ndalohem mendueshëm tek Këmbët e kryqit,
mbërthyer me gozhdat e mëkateve të mia.
Mister i thellë,
që s’ mundem ta kuptoj!
Mirësia jote, që s’ mbrohet
po shkon drejt Golgotës pa fjalë,
më trondit e më prek
deri në fund të shpirtit.
Zot, ti erdhe në botë për mua,
erdhe për të më kërkuar,
për të më marrë për dore drejt vendit,
ku më pret përqafimi i Atit!
Je fytyra e mirësisë, o Zot,
portreti i mëshirës,
ndaj erdhe të më shpëtosh!
Po në shpirtin tim ka shumë errësirë,
ndaj eja me dritën tënde të kthjelltë!
Në shpirtin tim as dëbora s’është e bardhë
Eja, zbardhe, me bardhësinë Tënde!
Brenda meje ka shumë krenari;
eja me përvujtërinë tënde tronditëse,
që i bën ballë edhe shtrëngatave!
Eja, jam unë mëkatari!
Unë, djali plangprishës.
Falma, o Zot dhuratën e lotëve
e derdhi rrezet e zemrës sate,
në zemrën time.
Më lërë t’i fshehi sytë
në ballin tënd,
ku gjej lirinë, jetën
e paqen e gëzimin në Ty!
Amen!
( Kjo lutje është shkruar nga kardinali Comastri)