Matthias Grunewald: Gesù Crocifisso  Matthias Grunewald: Gesù Crocifisso  

Kreshmë: lutje drejtuar Krishtit të kryqëzuar

Është koha e Kryqit. Koha e lutjes. Koha e agjërimit. Koha e lëmoshës!

R.SH. - Vatikan

Lutje drejtuar Krishtit të kryqëzuar:

O Jezus,

ndalohem  mendueshëm tek Këmbët e kryqit,

mbërthyer me gozhdat e mëkateve të mia.

Mister i thellë,

që s’ mundem ta kuptoj!

Mirësia jote, që s’ mbrohet

po shkon drejt Golgotës pa fjalë,

më trondit e  më  prek

deri në fund të shpirtit.

Zot, ti erdhe në botë për mua,

erdhe për të më kërkuar,

për të më marrë për dore drejt vendit,

ku më pret përqafimi i Atit!

Je fytyra e mirësisë, o Zot,

portreti i mëshirës,

ndaj erdhe të më shpëtosh!

Po në shpirtin tim ka shumë errësirë,

ndaj eja me dritën tënde të kthjelltë!

Në shpirtin tim as dëbora s’është e bardhë

Eja, zbardhe, me bardhësinë Tënde!

Brenda meje ka shumë krenari;

eja me përvujtërinë tënde tronditëse,

që i bën ballë edhe shtrëngatave!  

Eja,  jam unë mëkatari!

Unë, djali plangprishës.

Falma, o Zot dhuratën e lotëve

e derdhi rrezet e zemrës sate,

në zemrën time.

Më lërë t’i fshehi sytë

në ballin tënd,

 ku gjej lirinë, jetën

e paqen e gëzimin në Ty!

Amen!

( Kjo lutje është shkruar nga kardinali Comastri)

22 mars 2021, 17:51