R.SH. - Vatikan
Lutje Shën Jozefit: sa herë kujtojmë emrin Jozef
O Shën Jozef, me ty,
e nëpër ndërmjetësimin tënd,
ne e bekojmë Zotin!
Ai të zgjodhi ndërmjet gjithë burrave,
për të qenë rojtar i pastër i Marisë,
e atë i kujtuar i Jezusit.
Ti i ruajte gjithnjë
plot me vëmendje
Nënën e Birin,
që të jetonin të sigurt
e ta kryenin plotësisht misionin e tyre.
Biri i Zotit të deshi si Atë,
i njomë e i rritur,
e i pranoi nga ti mësimet
për kohën e burrërisë.
Tani ti je pranë Krishtit,
e vijon ta mbrosh Kishën e Tij.
Kujtoju për familjet, për të rinjtë,
për nevojtarët;
me ndërmjetësimin tënd
ata presin
shikimin amtar të Marisë,
e dorën e Jezusit
që u shtrihet për ndihmë
sa herë kujtojnë emrin Jozef!