2020.12.08 San Giuseppe 2020.12.08 San Giuseppe 

Lutje Shën Jozefit: sa herë kujtojmë emrin Jozef

O Shën Jozef, me ty,/e nëpër ndërmjetësimin tënd, /ne e bekojmë Zotin! /Ai të zgjodhi ndërmjet gjithë burrave, /për të qenë rojtar i pastër i Marisë, /e atë i kujtuar i Jezusit…/ Tani ti je pranë Krishtit, /e vijon ta mbrosh Kishën e Tij. /Kujtoju për familjet, për të rinjtë, /për nevojtarët; /me ndërmjetësimin tënd/ata presin/shikimin amtar të Marisë, /e dorën e Jezusit/që u shtrihet për ndihmë/sa herë kujtojnë emrin Jozef!

R.SH. - Vatikan

Lutje Shën Jozefit: sa herë kujtojmë emrin Jozef

O Shën Jozef, me ty,

e nëpër ndërmjetësimin tënd,

ne e bekojmë Zotin!

Ai të zgjodhi ndërmjet gjithë burrave,

për të qenë rojtar i pastër i Marisë,

e atë i kujtuar i Jezusit.

Ti i ruajte gjithnjë

plot me vëmendje

Nënën e Birin,

që të jetonin të sigurt

e ta kryenin plotësisht misionin e tyre.

Biri i Zotit të deshi si Atë,

i njomë e i rritur,

e i pranoi nga ti mësimet

për kohën e burrërisë.

Tani ti je pranë Krishtit,

e vijon ta mbrosh Kishën e Tij.

Kujtoju për familjet, për të rinjtë,

për nevojtarët;

me ndërmjetësimin tënd

ata presin

shikimin amtar të Marisë,

e dorën e Jezusit

që u shtrihet për ndihmë

sa herë  kujtojnë emrin Jozef!

 

14 janar 2021, 09:31