R.SH. - Vatikan
As fillimi i vitit të ri nuk u shpëton kufizimeve të vendosura nga koronavirusi. Për kёtё arsye do të ndryshojё nga tradita e zakonshme edhe Mesha e 10 janarit të ardhshëm, në të cilën Kisha kremton festën e Pagëzimit tё Jezu Krishtit Zot.
"Për shkak të situatës shëndetësore, si masë paraprake - informon një njoftim i zyrës sё shtypit tё Selisë së Shenjtë - pagëzimi tradicional i fëmijëve kryesuar nga Ati i Shenjtë Papё, në Kapelën Sikstine nё Vatikan, këtë vit nuk do të kremtohet të Dielën e Pagëzimit tё Jezu Krishtit Zot". Pagëzimet, përfundon njoftimi i zyrës sё shtypit tё Vatikanit, "do të kremtohen në famullitë kishtare përkatëse të cilave u përkasin fëmijët".