Nella Festa del Battesimo del Signore, Papa Francesco battezza nella Cappella Sistina alcuni bambini, 2020.12.24 Gennaio. Nella Festa del Battesimo del Signore, Papa Francesco battezza nella Cappella Sistina alcuni bambini, 2020.12.24 Gennaio.  

Covid, Papa nuk do t'i kremtojë pagëzimet në Kapelën Sikstine

Zyra e Shtypit e Vatikanit njofton se për shkak të pandemisë, të Dielën e Pagëzimit të Jezu Krishtit Zot Papa nuk do t’u japë si zakonisht Sakramentin e Pagëzimit fëmijëve.

R.SH. - Vatikan

As fillimi i vitit të ri nuk u shpëton kufizimeve të vendosura nga koronavirusi. Për kёtё arsye do të ndryshojё nga tradita e zakonshme edhe Mesha e 10 janarit të ardhshëm, në të cilën Kisha kremton festën e Pagëzimit tё Jezu Krishtit Zot.

"Për shkak të situatës shëndetësore, si masë paraprake - informon një njoftim i zyrës sё shtypit tё  Selisë së Shenjtë - pagëzimi tradicional i fëmijëve kryesuar nga Ati i Shenjtë Papё, në Kapelën Sikstine nё Vatikan, këtë vit nuk do të kremtohet të Dielën e Pagëzimit tё Jezu Krishtit Zot".  Pagëzimet, përfundon njoftimi i zyrës sё shtypit tё Vatikanit, "do të kremtohen në famullitë kishtare përkatëse të cilave u përkasin fëmijët".

05 janar 2021, 13:19