Kërko

Giotto: Shpella e Betlehemit  Giotto: Shpella e Betlehemit  

Për shumë mot Krishtlindjen!

Zoti të dhashtë fenë e Marisë, që ta pranosh Shëlbuesin me ëmbëlsi ! Zoti të dhashtë besnikërinë e Jozefit, që ta mbrosh Foshnjën si thesarin më të çmuar! Zoti të dhashtë gëzimin e engjëjve, që ta shpallësh lindjen e Mesisë e t’i thurësh lavde me jetën tënde! Zoti të dhashtë thjeshtësinë e barinjve, që të vraposh për t’u gjunjëzuar para Krijuesit tënd !

R.SH. - Vatikan

Ju, të dashur vëllezër e motra, ju dёgjues e miq tё nderuar tё Radio Vatikanit – Vatican News, nё vendlindje e kudo nё botё, që na ndiqni çdo ditё përmes mjeteve të komunikimit, ju drejtojmë urimin tonё tё pёrzemёrt: Gëzuar Krishtlindjen!

Në këtë tё kremte, të ndriçuar nga shpresa ungjillore, që vjen nga Jezusi Foshnje nё grazhin e pëvuajtur tё Betlehemit, i lypim Zotit dhuratën e gëzimit e të paqes së Krishtlindjes për të gjithë ju e pёr familjet tuaja tё dashura e tё çmuara. Kjo Krishtlindje qoftë për të gjithë, ngjarje dashurie, gëzimi, shprese, paqeje! 

Zoti ju dhashtë fenë e Marisë, 
që ta pranoni Shëlbuesin me ëmbëlsi !

Zoti ju dhashtë besnikërinë e Jozefit, 
që ta mbroni Foshnjën si thesarin më të çmuar!

Zoti ju dhashtë gëzimin e engjëjve,
që ta shpallni lindjen e Mesisë e t’i thurni lavde me jetën tuaj!

Zoti ju dhashtë thjeshtësinë e barinjve, 
që të vraponi për t’u gjunjëzuar para Krijuesit tuaj!

Zoti ju dhashtë bujarinë e tre mbretërve, 
që t’ia dhuroni krejt vetveten Krishtit Mbret !

Zoti e shndërroftë zemrën tuaj në Betlehem të gjallë 
e kështu çdo ditë e juaja do të jetë KRISHTLINDJE !

Për shumë Mot Krishtlindjen!

24 dhjetor 2020, 12:14