Për shumë mot Krishtlindjen!
R.SH. - Vatikan
Ju, të dashur vëllezër e motra, ju dёgjues e miq tё nderuar tё Radio Vatikanit – Vatican News, nё vendlindje e kudo nё botё, që na ndiqni çdo ditё përmes mjeteve të komunikimit, ju drejtojmë urimin tonё tё pёrzemёrt: Gëzuar Krishtlindjen!
Në këtë tё kremte, të ndriçuar nga shpresa ungjillore, që vjen nga Jezusi Foshnje nё grazhin e pëvuajtur tё Betlehemit, i lypim Zotit dhuratën e gëzimit e të paqes së Krishtlindjes për të gjithë ju e pёr familjet tuaja tё dashura e tё çmuara. Kjo Krishtlindje qoftë për të gjithë, ngjarje dashurie, gëzimi, shprese, paqeje!
Zoti ju dhashtë fenë e Marisë,
që ta pranoni Shëlbuesin me ëmbëlsi !
Zoti ju dhashtë besnikërinë e Jozefit,
që ta mbroni Foshnjën si thesarin më të çmuar!
Zoti ju dhashtë gëzimin e engjëjve,
që ta shpallni lindjen e Mesisë e t’i thurni lavde me jetën tuaj!
Zoti ju dhashtë thjeshtësinë e barinjve,
që të vraponi për t’u gjunjëzuar para Krijuesit tuaj!
Zoti ju dhashtë bujarinë e tre mbretërve,
që t’ia dhuroni krejt vetveten Krishtit Mbret !
Zoti e shndërroftë zemrën tuaj në Betlehem të gjallë
e kështu çdo ditë e juaja do të jetë KRISHTLINDJE !
Për shumë Mot Krishtlindjen!