Kërko

Vatican News

Përfundoi vizita e Komitetit Moneyval në Vatikan

Një komunikatë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë informon për fundin e vizitës së Komitetit Moneyval në Shtet-Qytetin e Vatikanit. Misioni filloi më 30 shtator dhe anëtarët e Komitetit u pritën nga Papa Françesku më 8 tetor

R.SH. - Vatikan

Salla e Shtypit e Vatikanit njofton më një komunikatë përfundimin e misionit të Komitetit Moneyval, dërguar periodikisht nga Këshilli i Evropës për verifikimin e masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në vendet anëtare. “Sot – lexohet në tekst - ekipi i vlerësuesve të Komitetit Moneyval u largua nga Shtet-Qyteti i Vatikanit, në përfundim të vizitës. Takimet u zhvilluan në një atmosferë konstruktive bashkëpunimi”.

Vizita, një hap i rëndësishëm përpara

Njoftimi për shtyp shpjegon se “ky është një hap tjetër i rëndësishëm në procesin e vlerësimit mbi funksionimin e frytshëm të sistemit të parandalimit dhe të luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në Selinë e Shenjtë dhe në Shtet-Qytetin e Vatikanit, që do të përfundojë me 'miratimin e Raportit të Vlerësimit të Ndërsjellë nga Asambleja e Përgjithshme, planifikuar për në pranverën e vitit 2021, në përputhje me procedurat e brendshme të Komitetit Moneyval”.

Mirënjohje për punën e Komitetit

“Autoritetet e Selisë së Shenjtë - përfundon deklarata – falenderojnë përzemërsisht ekipin e vlerësuesve dhe anëtarët e Sekretariatit të Komitetit Moneyval”.

13 tetor 2020, 15:34