Kërko

 Oborri i Shën Damasit  Oborri i Shën Damasit  

Vatikan: audiencat e përgjithshme në praninë e besimtarëve, rifillojnë

Nga e mërkura e ardhshme Papa do ta mbajë rishtas katekizmin me pjesëmarrjen e atyre, që kanë dëshirë ta ndjekin, duke respektuar normat shëndetësore. Takimet e shtatorit do të jenë në Oborrin e Shën Damasit, me hyrje të lirë e pa nevojë për bileta.

R. SH. - Vatikan

Audienca e përgjithshme nuk do të mbahet më nga Pallati Apostolik, siç po ndodh prej muajsh, por në një hapësirë tejet interesante të këtij Pallati, në Oborrin e Shën Damasit, duke respektuar normat anti-Covid. Lajmin e ri e jep Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, që na kujton se duke nisur nga muaji shtator, në audiencat e përgjithshme do të mund të marrin pjesë të gjithë ata, që dëshirojnë. Hyrja do të jetë e lirë, duke nisur që nga ora 07.30.

“Duke respektuar kërkesat shëndetësore të autoriteteve, audiencat - lexohet në komunikatë - do të mbahen në Oborrin e Shën Damasit të Pallatit Apostolik duke nisur nga ora 09.30”. “Pjesëmarrja - saktëson nota - është e lirë për të gjithë ata, që dëshirojnë, pa pasur nevojë për biletë. Hyrja do të nisë nga ora 07.30 nga Porta e Bronzit, më të djathtën e Kolonatit të Shën Pjetrit”.

26 gusht 2020, 13:45