Versioni Beta

Cerca

Vatican News
2018.08.24 2018.08.25-26 Viaggio apostolico in Irlanda, incontro mondiale con le famiglie a Dublino 2018.08.24 2018.08.25-26 Viaggio apostolico in Irlanda, incontro mondiale con le famiglie a Dublino 

Takimi Botëror i Familjeve: ”Të ndihmohen çiftet për ta jetuar martesën si thirrje”.

“Të ndihmohen çiftet për ta jetuar qysh në fillim martesën si thirrje, që duhet të vijojë gjithë jetën, sepse familja është bashkësia ku besnikëria e Zotit mund të shfaqet me gjithë fuqinë e saj e ku edhe ne mund të jemi besnikë të Zotit”.

R. SH. - Vatikan

“Të ndihmohen çiftet për ta jetuar qysh në fillim martesën si thirrje, që duhet të vijojë gjithë jetën, sepse familja është bashkësia ku besnikëria e Zotit mund të shfaqet me gjithë fuqinë e saj e ku edhe ne mund të jemi besnikë të Zotit”. E theksoi këtë, Gabriella Gambino, zëvendës-sekretare e Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Laikët, Familjen e Jetën,  duke drejtuar takimin kushtuar Kapitullit VI të “Amoris laetitia”, në të cilin ftohen bashkëshortët e krishterë ta vijojnë “vallen e të dashuruarit”.   

Për të jetuar “në këtë lartësi” - nënvizoi - është i nevojshëm edhe bashkëpunimi me Kishën: “Nëse barinjtë duhet ta dëshmojnë besimin e tyre në Sakramentin e Martesës, bashkëshortë e barinj, së bashku, duhet të jenë të vetëdijshëm e plot përgjegjësi për të mirën e Kishës, parë si bashkim i familjeve”.

Gambino vuri, më pas, në dukje edhe mbi çfarë “shkëmbi” duhet ndërtuar  “akti i besimit në pazgjidhshmërinë e martesave”: “Kemi nevojë për mbështetje, që të mund ta jetojmë me shpresë jetën tonë bashkëshortore. Duhet të shikojmë gjithnjë drejt së ardhmes, jo mendjelehtësisht, jo cektësisht, por me atë energji e me atë forcë, që burojnë nga vetëdija se jemi bashkuar në Zotin e nga Zoti për gjithë jetën, në mënyrë që të lëmë një shenjë shprese në këtë botë”.

24 gusht 2018, 14:36