Skënderbeu e lidhjet me Spanjën, nesër, në Romë
R.SH. - Vatikan
Titulli i Konferencës “Alfonsi i Aragonës dhe Skënderbeu: lindja e parimit të kombësisë”. Kryetarja e misionit diplomatik shqiptar, znj. Majlinda Dodaj dhe ai i misionit diplomatik spanjoll, z. Gerardo Angel Bugallo, së bashku me gazetarin italian Loris Castriota Scanderbeg do të paraqesin argumentin dhe studiuesit e tjerë, të cilët do të hulumtojnë lidhjet ndërmjet Skënderbeut, Shqipërisë dhe Spanjës. Në fund, violinisti i njohur Olen Ҫesari do të ekzekutojë këngën arbëreshe “Moj e bukura More” dhe “Tarantelën” e Rosinit, i shoqëruar në piano nga Michael Rodi.
Edhe kjo konferencë bën pjesë në serinë e takimeve, organizuar nga Ambasada e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, për të përkujtuar 550-vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar të shqiptarëve.