Ftesa e ambasadës për konferencën kushtuar Skënderbeut Ftesa e ambasadës për konferencën kushtuar Skënderbeut 

Skënderbeu e lidhjet me Spanjën, nesër, në Romë

Nesër, në orën 18.00, flitet sërish për Skënderbeun në Romë. Atleti i Krishtit, siç e patën quajtur Papët, do të jetë protagonisti i një takimi organizuar nga Ambasada e Shqipërisë dhe nga Ambasada e Spanjës pranë Selisë së Shenjtë dhe Urdhërit Sovran të Maltës.

R.SH. - Vatikan

Titulli i Konferencës “Alfonsi i Aragonës dhe Skënderbeu: lindja e parimit të kombësisë”. Kryetarja e misionit diplomatik shqiptar, znj. Majlinda Dodaj dhe ai i misionit diplomatik spanjoll, z. Gerardo Angel Bugallo, së bashku me gazetarin italian Loris Castriota Scanderbeg do të paraqesin argumentin dhe studiuesit e tjerë, të cilët do të hulumtojnë lidhjet ndërmjet Skënderbeut, Shqipërisë dhe Spanjës. Në fund, violinisti i njohur Olen Ҫesari do të ekzekutojë këngën arbëreshe “Moj e bukura More” dhe “Tarantelën” e Rosinit, i shoqëruar në piano nga Michael Rodi.

Edhe kjo konferencë bën pjesë në serinë e takimeve, organizuar nga Ambasada e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, për të përkujtuar 550-vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar të shqiptarëve.

11 qershor 2018, 12:52