Kërko

Giornata mare Giornata mare

Papa, marinarët dhe peshkatarët, kujdestarë të detit të ndotur

Papa, në përfundim të lutjes së Engjëllit, i kujtoi, duke i falënderuar për punën e tyre, edhe marinarët e peshkatarët, në të Dielën që u kushtohet!

R. SH. / Vatikan

Në përfundim të Lutjes së sotme të Engjëllit, Papa u kushtoi një mendim “atyre që punojnë në anije, në porte dhe në hapësirat e pafundme detare”. E i falenderoi marinarët, të cilët kujdesen për detin në forma të ndryshme përtej punës së tyre dhe heqin mbeturinat e flakura pa kujdes në ujërat, sidomos, plastikën”.

Këtë theksoi Papa Françesku sot, pas Lutjes së Engjëllit, duke kujtuar kështu se kjo e  diel i kushtohet pikërisht detit e kujdestarëve të tij. Është, pra, e Diela e Detit!

“Dikur detarët dhe peshkatarët e San Benedetto del Tronto më folën për tonelatat e plastikës që hoqën nga deti” - nënvizoi Ati i Shenjtë.

E më pas kujtoi edhe OJQ-në Mediterranea Saving Humans - Për shpëtimin e emigrantëve në det. Një falenderim që u radhit pas fjalëve shqiptuar pak çaste më parë, duke kujtuar të Dielën e Detit.  E duke i përshëndetur përzemërsisht ata që punojnë në anije dhe në mjedisin detar, mbi të gjitha për pastrimin e ujërave "nga papastërtitë",   ia besoi "mbrojtjes së Marisë, Stella Maris".

09 korrik 2023, 14:25