Papa, marinarët dhe peshkatarët, kujdestarë të detit të ndotur
R. SH. / Vatikan
Në përfundim të Lutjes së sotme të Engjëllit, Papa u kushtoi një mendim “atyre që punojnë në anije, në porte dhe në hapësirat e pafundme detare”. E i falenderoi marinarët, të cilët kujdesen për detin në forma të ndryshme përtej punës së tyre dhe heqin mbeturinat e flakura pa kujdes në ujërat, sidomos, plastikën”.
Këtë theksoi Papa Françesku sot, pas Lutjes së Engjëllit, duke kujtuar kështu se kjo e diel i kushtohet pikërisht detit e kujdestarëve të tij. Është, pra, e Diela e Detit!
“Dikur detarët dhe peshkatarët e San Benedetto del Tronto më folën për tonelatat e plastikës që hoqën nga deti” - nënvizoi Ati i Shenjtë.
E më pas kujtoi edhe OJQ-në Mediterranea Saving Humans - Për shpëtimin e emigrantëve në det. Një falenderim që u radhit pas fjalëve shqiptuar pak çaste më parë, duke kujtuar të Dielën e Detit. E duke i përshëndetur përzemërsisht ata që punojnë në anije dhe në mjedisin detar, mbi të gjitha për pastrimin e ujërave "nga papastërtitë", ia besoi "mbrojtjes së Marisë, Stella Maris".