Kërko

Papa në spitalin Gemelli është në gjendje të mirë pas operacionit

Në një njoftim të Zyrës së Shtypit të Vatikanit, ekipi mjekësor njofton se gjendja shëndetësore e Françeskut, pas operacionit të djeshëm, më 7 qershor, është mirë. Papa përgjithësisht është "në gjendje të mirë" dhe ka kaluar “një natë të qetë”. Ndërkohë në Vatikan mbërrijnë mesazhe afërsie dhe urimi për shërim të shpejtë. Papa i informuar, falënderon për mesazhet dhe kërkon të lutemi për të

R.SH. – Vatikan

Vijon pozitivisht rikuperimi postoperator i Papës Françesku në Poliklinikën Gemelli, pas operacionit që iu nënshtrua pasditen e djeshme nga ekipi i drejtuar nga Sergio Alfieri, i cili zgjati tre orë nën anestezi të përgjithshme, por “pa komplikime”.

“Stafi mjekësor që ndjek gjendjen shëndetësore postoperative të Papës informon se Ati i Shenjtë Françesku ka kaluar një natë të qetë, duke arritur të pushojë mirë e për një kohë të gjatë; në përgjithësi është në gjendje të mirë, analizat janë të mira dhe merr frymë vetë. Papa vazhdon me kura e pushim të nevojshëm pas operacionit”.

Kështu njoftoi sot zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë pas operacionit që Ati i Shenjtë iu nënshtrua dje, më 7 qershor, në Poliklinikën Gemelli, në Romë. “Papa është informuar dhe vazhdimisht informohet për mesazhet e përzemërta dhe urimet për shërim të shpejt e të plotë që arrijnë”, njofton zyra e shtypit e Vatikanit.

08 qershor 2023, 12:55