Papa në spitalin Gemelli është në gjendje të mirë pas operacionit
R.SH. – Vatikan
Vijon pozitivisht rikuperimi postoperator i Papës Françesku në Poliklinikën Gemelli, pas operacionit që iu nënshtrua pasditen e djeshme nga ekipi i drejtuar nga Sergio Alfieri, i cili zgjati tre orë nën anestezi të përgjithshme, por “pa komplikime”.
“Stafi mjekësor që ndjek gjendjen shëndetësore postoperative të Papës informon se Ati i Shenjtë Françesku ka kaluar një natë të qetë, duke arritur të pushojë mirë e për një kohë të gjatë; në përgjithësi është në gjendje të mirë, analizat janë të mira dhe merr frymë vetë. Papa vazhdon me kura e pushim të nevojshëm pas operacionit”.
Kështu njoftoi sot zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë pas operacionit që Ati i Shenjtë iu nënshtrua dje, më 7 qershor, në Poliklinikën Gemelli, në Romë. “Papa është informuar dhe vazhdimisht informohet për mesazhet e përzemërta dhe urimet për shërim të shpejt e të plotë që arrijnë”, njofton zyra e shtypit e Vatikanit.