Kërko

Papa Françesku gjatë audiencës së sotme me pjesëmarrësit e Konferencës ndërkombëtare “Sport for all - Cohesive, Accessible and Tailored to each person” Papa Françesku gjatë audiencës së sotme me pjesëmarrësit e Konferencës ndërkombëtare “Sport for all - Cohesive, Accessible and Tailored to each person”

Françesku: sporti mund të jetë aleat i jashtëzakonshëm në arritjen e paqes

“Kemi nevojë për pedagogjinë e paqes, për zhvillimin e kulturës së paqes, duke filluar nga marrëdhëniet e përditshme me njëri-tjetrin e deri tek ato ndërmjet popujve e kombeve. Nëse bota e sportit transmeton bashkim e kohezion mund të bëhet një aleat i jashtëzakonshëm në arritjen e paqes”. Kështu, Papa Françesku, në audiencën me pjesëmarrësit e Konferencës ndërkombëtare “Sport for all - Cohesive, Accessible and Tailored to each person”

R.SH. - Vatikan

“Bota e sportit mund të bëhet një aleat i jashtëzakonshëm në arritjen e paqes”. Ky është mendimi i shprehur nga Papa Françesku gjatë audiencës së sotme me pjesëmarrësit e Konferencës ndërkombëtare “Sport for all - Cohesive, Accessible and Tailored to each person” (Sporti për të gjithë – koheziv, i mundshëm dhe i përshtatshëm për çdo njeri). Ky takim, në të cilin u paraqit Deklarata për sportin, u organizua nga Dikasteri vatikanas për Laikët, Familjen dhe Jetën, së bashku me Dikasterin për Kulturën dhe Edukimin, në bashkëpunim me Fondacionin Gjon Pali II për Sportin në Itali.

“Ashtu si gjymtyrët formojnë trupin, ashtu edhe lojtarët formojnë një skuadër e njerëzit, një bashkësi. Sporti mund të jetë simbol bashkimi për shoqërinë, përvojë integrimi, shembull kohezioni dhe mesazh pajtimi e paqeje”, pohoi Ati i Shenjtë.

“Sot kemi nevojë për pedagogjinë e paqes, për zhvillimin e kulturës së paqes, duke filluar nga marrëdhëniet e përditshme me njëri-tjetrin e deri tek ato ndërmjet popujve e kombeve. Nëse bota e sportit transmeton bashkim e kohezion mund të bëhet një aleat i jashtëzakonshëm në arritjen e paqes” e në mbrojtjen e saj, përfundoi Papa Françesku.

30 shtator 2022, 16:17