Kërko

2021.11.04 S.E. Mahmud Abbas Presidente Autorità Nazionale Palestinese 2021.11.04 S.E. Mahmud Abbas Presidente Autorità Nazionale Palestinese

Papa dhe Mahmoud Abbas: të promovohet vëllazërimi njerëzor kundër ekstremizmave

Papa dhe Mahmoud Abbas: të promovohet vëllazërimi njerëzor kundër ekstremizmave

R. SH. - Vatikan

Marrëdhëniet ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Shtetit të Palestinës, procesi i paqes ndërmjet izraelitëve e palestinezëve, nevoja e dialogut ndërmjet palëve ishin disa nga temat e prekura sot gjatë takimit (i gjashti ndërmjet Françeskut e Mahmoud Abbas në Vatikan) të Papës me presidentin palestinez i cili, më pas, u takua edhe me kryeipeshkvin Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

Nevoja  e dialogut ndërmjet izraelitëve e palestinezëve

Gjatë bisedimeve, njofton një komunikatë e Sallës vatikanse të Shtypit, “ u fol për marrëdhëniet ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Shtetit të Palestinës. U preken çështje, që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe, me interes të përbashkët. Në vijim të takimit - lexojmë akoma - “u fol për nevojën e nxitjes së vëllazërimit njerëzor dhe të bashkëjetesës paqësore ndërmjet feve të ndryshme. Gjatë bisedimeve për procesin e paqes ndërmjet izraelitëve e palestinezëve, u theksua nevoja e riaktivizimit të dialogut, për të arritur në krijimin e dy shteteve, edhe me ndihnmën e me angazhimin më të guximshëm të Bashkësisë ndërkombëtare.

Nevoja për të punuar në paqe

Në tekst u saktësua, e edhe u ripohua, se “Jeruzalemi duhet njohur nga të gjithë si vend takimi e jo konflikti e se statusi i tij duhet të ruajë identitetin  dhe vlerën universale të Qytetit Shenjt për të tre besimet abrahamitike, edhe përmes një statuti të posaçëm, të garantuar internacionalisht”.

Gjatë takimeve, saktësohet në përfundim të komunikatës, u theksua se “duhet punuar me urgjencë për paqen, duke shmangur përdorimin e armëve e duke luftuar kundër çdo forme të ekstremizmit e të fundamentalizmit”.

04 nëntor 2021, 16:01

Audiencat e fundit

Lexo gjithçka >