Kërko

Vatican News
Përmbytjet në Indonezi Përmbytjet në Indonezi 

Papa lutet për viktimat e përmbytjeve në Indonezi

Në përfundim të katekizmit të audiencës së përgjithshme, Françesku kujtoi njerëzit që humbën jetën në Juglindjen aziatike për shkak të përmbytjeve të jashtëzakonshme të së shtunës mbi këtë zonë.

R. SH. - Vatikan

Më se njëqind të vdekur, por bilanci vijon të përditësohet, për shkak të ciklonit Seroja. Cikloni dëmtoi rëndë Indonezinë Lindore e Timorin Lindor me shira të rrëmbyera, që shkaktuan daljen e lumenjeve nga shtrati dhe përmbytjen e zonave përreth. Shumë nga rrugët u bllokuan e fshatra të tëra mbetën të zhytura në baltë. Flitet për qindra a mijëra të shpërngulur nga zona. Situatë dramatike, të cilën Papa e kujtoi me shqetësim të thellë,  në përfundim të audiencës:

“Dëshiroj të siguroj se i kujtoj në lutje viktimat e përmbytjeve, që i dëmtuan rëndë këto ditë Indonezinë dhe Timorin Lindor. Zoti i pranoftë të vdekurit, i ngushëlloftë familjarët e i ndihmoftë të gjithë ata, që humbën banesën”.

Përmbytje shkatrrimtare në Indonezi e në Timorin Lindor, dhjetra të vdekur

Ndërsa koha shkon drejt përmirësimit, po arrijnë nga të katër anët ndihma në këtë zonë të botës, ku ngjarje të tilla nuk janë të panjohura; shirat stinore shkaktojnë shpesh përmbytje e shkarje dheu, duke dëmtuar rëndë miliona njerëz.

07 prill 2021, 13:00