R.SH. - Vatikan
Sipas njoftimit të fokolarinëve, konfirmuar nga rrethi i kardinalit Angelo Becciu, dje pasdite, rreth orës 17.30, Papa Françesku mbërriti në kapelën e banesës private të kardinalit, në Pallatin Sant’Uffizio dhe kremtoi aty meshën e Darkës së Mbrame. Përveç kardinalit dhe murgeshave që e ndihmojnë, ishin të pranishme edhe disa fokolarine. Meqenëse ky është një impenjim privat i Atit të Shenjtë, nuk ka konfirmime zyrtare.