Papa Françesku e kardinali Angelo Becciu Papa Françesku e kardinali Angelo Becciu

Papa e kremtoi meshën e Darkës së Mbrame në shtëpinë e kardinalit Becciu

Është fjala për një kremtim privat në kapelën e banesës së kardinalit, në praninë e disa fokolarineve

R.SH. - Vatikan

Sipas njoftimit të fokolarinëve, konfirmuar nga rrethi i kardinalit Angelo Becciu, dje pasdite, rreth orës 17.30, Papa Françesku mbërriti në kapelën e banesës private të kardinalit, në Pallatin Sant’Uffizio dhe kremtoi aty meshën e Darkës së Mbrame. Përveç kardinalit dhe murgeshave që e ndihmojnë, ishin të pranishme edhe disa fokolarine. Meqenëse ky është një impenjim privat i Atit të Shenjtë, nuk ka konfirmime zyrtare.

02 prill 2021, 11:18