Kërko

Vatican News
Papa Françesku takohet me kryeministrin italian, Draghi Papa Françesku takohet me kryeministrin italian, Draghi  (Vatican Media)

Takimi i parë i Papës Françesku me kryeministrin italian Draghi

Papa u takua me kryeministrin Draghi, gjatë hapjes së vitit gjyqësor në Vatikan. Kryeministri mori pjesë edhe në Meshën e kryesuar nga kardinali Parolin dhe u ndalua një copë herë në Kapelën Sikstine.

R. SH. - Vatikan

Ceremonia e përurimit të vitit të 92-të gjyqësor të Gjykatës së Shtetit të Qytetit të Vatikanit ishte rast për takimin e parë publik të Françeskut me Mario Draghin, në detyrën e kryeministrit. Në fillim të fjalimit, Papa  e përshëndeti kryeministrin italian me fjalët: “I shpreh mirënjohjen Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Qeverisë Italiane, Mario Draghi, për praninë e tij”.

Kryeminstri, para se të fillonte takimi me Papën, mori pjesë në Meshën, kremtuar në  Kapelën Paoline, kryesuar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, për përurimin e vitit gjyqësor; e, pak para Meshës, u ndalua ca çaste në Kapelën Sikstine.

Papa Françesku e ka pritur në audiencë Mario Draghin kur ishte kryetar i Bankës Qendrore Evropiane, më 19 tetor 2013, së bashku me familjen e tij. E, në korrik  të vitit të  kaluar e emëroi anëtar të Akademisë Papnore të Shkencave Shoqërore.

27 mars 2021, 15:49