Kërko

Papa Françesku në ritin mortor të doktor Soccorsit Papa Françesku në ritin mortor të doktor Soccorsit 

Papa Françesku, në salikimet e Fabrizio Soccorsi-t, mjekut të tij personal

Dje pasdite Papa mori pjesë në ritin mortor të mjekut të tij personal, kremtuar nga kardinali Pietro Parolin në Kishën “Maria, Mbretëresha e Familjes”, në Pallatin e Guvernatoratit të Shtetit të Qytetit të Vatikanit. Profesor Soccorsi vdiq më 9 janar, në Spitalin “Gemelli”, ku ishte shtruar për mjekime onkologjike, sëmundje, që iu rëndua nga Covid-19.

R. SH. - Vatikan

Dje pasdite Papa Françesku shkoi në Kishën e Shën Marisë, Mbretëreshë e e Familjes, në Pallatin e Guvernatoratit të Shtetit të Qytetit të Vatikanit, për funeralin e mjekut të tij personal, Profesor Soccorsi, kremtuar nga kardinali Pietro Parolin, sekretar i Shtetit. Doktor Soccorsi, që do të mbushte 79 vjeç më 2 shkurt, vdiq më 9 janarin e kaluar në Poliklinikën Gemelli, ku ishte shtruar për mjekime onkologjike, sëmundje e rënduar nga Covid-19.

Kush ishte doktor Soccorsi

I lindur më 2 shkurt 1942 në Romë, Fabrizio Soccorsi qe diplomuar në mjekësi e kirurgji pranë Universitetit “La Sapienza”, më 1968. Vijoi  studimet, derisa u ngarkua me detyrën e primarit në Repartin e Hepatologjisë si dhe të drejtorit të departamentit të sëmundjeve të mëlçisë, të mjekësisë së brendshme e specialistikës pranë spitalit San Camillo Forlanini të Romës. Ishte edhe pedagog i mjekësisë klinike e farmakologjisë në La Sapieza, këshilltar i Drejtorisë së shëndetësisë e higjienës së Guvernatoratit të Shtetit të Qytetit të Vatikanit si dhe këshilltar i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve. Në vitin 2015 Papa  e pati zgjedhur mjek personal.

Afërsia e Papës, pas vdekjes të së bijës, Kristianës

Në qershor 2017 u prek rëndë nga vdekja e së bijës, Kristianës,  që u shua pas një sëmundjeje të gjatë. E Papa, me delikatesën, që e karakterizon,  pas pas kësaj gjëme, kur shkoi në Shenjtëroren e Fatimës, e deshi pranë në çastin kur vinte dy tufa me lule të bardha para figures së Zojës. E ishte shpirtërisht pranë mjekut të tij edhe dje, për t’i dhënë lamtumirën e fundit mbi këtë tokë!

27 janar 2021, 15:02