Papa Françesku, në salikimet e Fabrizio Soccorsi-t, mjekut të tij personal
R. SH. - Vatikan
Dje pasdite Papa Françesku shkoi në Kishën e Shën Marisë, Mbretëreshë e e Familjes, në Pallatin e Guvernatoratit të Shtetit të Qytetit të Vatikanit, për funeralin e mjekut të tij personal, Profesor Soccorsi, kremtuar nga kardinali Pietro Parolin, sekretar i Shtetit. Doktor Soccorsi, që do të mbushte 79 vjeç më 2 shkurt, vdiq më 9 janarin e kaluar në Poliklinikën Gemelli, ku ishte shtruar për mjekime onkologjike, sëmundje e rënduar nga Covid-19.
Kush ishte doktor Soccorsi
I lindur më 2 shkurt 1942 në Romë, Fabrizio Soccorsi qe diplomuar në mjekësi e kirurgji pranë Universitetit “La Sapienza”, më 1968. Vijoi studimet, derisa u ngarkua me detyrën e primarit në Repartin e Hepatologjisë si dhe të drejtorit të departamentit të sëmundjeve të mëlçisë, të mjekësisë së brendshme e specialistikës pranë spitalit San Camillo Forlanini të Romës. Ishte edhe pedagog i mjekësisë klinike e farmakologjisë në La Sapieza, këshilltar i Drejtorisë së shëndetësisë e higjienës së Guvernatoratit të Shtetit të Qytetit të Vatikanit si dhe këshilltar i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve. Në vitin 2015 Papa e pati zgjedhur mjek personal.
Afërsia e Papës, pas vdekjes të së bijës, Kristianës
Në qershor 2017 u prek rëndë nga vdekja e së bijës, Kristianës, që u shua pas një sëmundjeje të gjatë. E Papa, me delikatesën, që e karakterizon, pas pas kësaj gjëme, kur shkoi në Shenjtëroren e Fatimës, e deshi pranë në çastin kur vinte dy tufa me lule të bardha para figures së Zojës. E ishte shpirtërisht pranë mjekut të tij edhe dje, për t’i dhënë lamtumirën e fundit mbi këtë tokë!