R. SH. - Vatikan
Në të Dielën II të Fjalës së Zotit, që u kremtua dje në të Dielën III gjatë vitit kishtar, Papa Françesku u dhuroi një botim të veçantë të Biblës, realizuar enkas për këtë rast, disa nga përfaqësuesve të popullit të Zotit. Njoftimin për këtë dhuratë të çmuar e jep Këshilli Papnor për Promovimin e Ungjillëzimit të Ri. Me që Papa nuk mundi të marrë pjesë në Meshë, për shkak të shiatikut, Biblat u dorëzuan në Shtëpinë e Shën Martës e jo në Bazilikën e Shën Pjetrit.