Papa duke dhuruar Biblat Papa duke dhuruar Biblat 

Një dhuratë nga Papa: Bibla

Në të dielën e Fjalës, besimtarët që përfaqësonin popullin e Zotit, morën, në Shën Martë, një botim të veçantë të Biblës.

R. SH. - Vatikan

Në të Dielën II të Fjalës së Zotit,  që u kremtua dje në të Dielën III gjatë vitit kishtar,  Papa Françesku u dhuroi një botim të veçantë të Biblës, realizuar enkas për këtë rast, disa nga përfaqësuesve të popullit të Zotit. Njoftimin për këtë dhuratë të çmuar e jep Këshilli Papnor për Promovimin  e Ungjillëzimit të Ri.  Me që Papa nuk mundi të marrë pjesë në Meshë, për shkak të shiatikut, Biblat u dorëzuan në Shtëpinë e Shën Martës e jo në Bazilikën e Shën Pjetrit.

25 janar 2021, 11:34