Kërko

Vatican News
Recovery: Fraccaro, non possiamo peredere tempo Recovery: Fraccaro, non possiamo peredere tempo  (ANSA)

Fnsi e Usi: nga Papa, një qortim për të gjithë gazetarët

Në përfundim të Engjëllit të Tënzot, Papa u kërkoi gazetarëve dhe komunikuesve ta dëshmojnë gjithnjë të vërtetën! Federata e Shtypit Italian dhe Bashkimi i Shtypit Katolik komentojnë mesazhin papnor, botuar më 23 janar, me rastin e Ditës së 55-të të Komunikimeve Shoqërore. Papa i qorton të gjithë gazetarët: “Duhet jetuar në mes të njerëzve, duke mbrojtur frymën kritike”.

R. SH. - Vatikan

Kur Kisha kujtonte Shën Françeskun e Sales, pajtor i gazetarëve, Papa Bergoglio botoi mesazhin e tij për Ditën e 55-të të Komunikimeve shoqërore, me titull: “Eja e shiko. Të komunikosh duke i takuar njerëzit ku e si janë!”

Sot, në përfundim të Engjëllit të Tënzot, Papa iu drejtua të gjithë gazetarëve dhe komunikuesve, duke i nxitur përsëri “të shkojnë e të shikojnë, edhe atje ku askush nuk dëshiron të shkojë - e të dëshmojnë të vërtetën”

Larg pretendimeve

Të shumta, reagimet pozitive për mesazhin papnor, përhapur të shtunën, më 23 janar. Për sekretarin e Bashkimit të Shtypit Katolik (Ucsi) Vania De Luca, mesazhi i Papës është ftesë për t’u dhënë fund pretendimeve të tipit “kjo tashmë dihet”, e për të shkuar, duke holluar shojet e këpucëve,  atje ku jetojnë njerëzit, në mënyrë që çdo shprehje e përdorur nga komunikuesit, të jetë e qartë e, sidomos, e ndershme. Si në redaksinë e gezetave, ashtu edhe në internet, në predikmin e Kishës e në komunikimin politik e shoqëror.

Kujtohet, më pas, edhe shprehja e Papës “për t’i ngrënë shojet e këpucëve”, domethënë për të shkuar tek burimi i informimit,  duke e ditur fare mirë se informimi vetëvlerësues, “nga pallati”, nuk arrin kurrë të ndriçojë të vërtetën e ngjarjeve. Federata Italiane e Shtypit shton se mesazhi i Papës është qortim për të gjithë gazetarët, që duhet të mbrojnë gjithnjë të vërtetën, pasi të jenë të bindur se është e tillë!

Gazetarët, gjithnjë më pak të lirë

Shtypi nuk duron kufizime, por po i pëson, sidomos gjatë pandemisë së Covid-19. Në dhjetorin e kaluar Chritosphe Deloire, sekretar i përgjithshëm i Reporter Sans Frontieres (Rfs) shkruante se gati 400 gazetarë i kalojnë “pushimet” në pranga, në biruca burgjesh e shpesh me rrezik jete. Numrat e botuar në Raportin vjetor 2020 nga shoqata për lirinë e shtypit, flasin për një tendencë të burgosjes së gazetarëve, në rritje nga viti 2015. 17% në vitet  fundit. Situata kritike vërehen në vendet afrikane e në shtetet që qeverisën nga diktaturat, ndërsa në përendim, shpesh janë zotërinjtë e ekonomisë që i kufizojnë lajmet, duke ia mbyllur gojën së vërtetës. Në nivel të përgjithshëm, Evropa vijon të jetë zona më e favorshme për lirinë e shtypit, pa harruar situata problematike në disa vende të BE-së e, sidomos, të Ballkanit. Pas tyre vijnë Amerikat, kryesisht SHBA-ja e Brazili, ku mediat po hasin shumë vështirësi në punën e tyre. Ndërsa Italia  kaloi nga vendi i 43-të në vendin e 41-të e në analizë vihet theksi mbi 20 gazetarë italianë, që detyrohen të jetojnë nën mbrojtjen e forcave të rendit, për shkak të kërcënimeve të natyrave të ndryshme, të cilat kanë të bëjnë gjithnjë me kërkimin e së vërtetës e me shojet e ngrëna të këpucëve në kërkim të saj!

Gazetarët e ndershëm nuk mund të mos i përgjigjen thirrjes së Papës për të mbrojtur frymën kritike, përballë sovranizmit, populizmit dhe ekstremizmit, që nuk mund t’i durojnë kundërshtarët, ndërmjet të cilëve, gazetarët e vërtetë, të guximshëm e të ndershëm!

24 janar 2021, 15:39