Kërko

Vatican News
2020.10.01 Ministro Presidente del Land Nord-reno-Vestfalia onorevole Armin Laschet 2020.10.01 Ministro Presidente del Land Nord-reno-Vestfalia onorevole Armin Laschet  (Vatican Media)

Audiencat e sotme tё Papёs Françesku

Papa Françesku priti sot paradite nё audiencë Ministrin President tё Lanit tё Vestfalisё Veriore tё Republikёs Federale tё Gjermanisë, Armin Laschet. Papa emëroi sot presidentin dhe drejtorin e ri tё Zyrës së Punës të Selisё Apostolike.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku priti sot paradite nё audiencë:

Ministrin President tё Lanit tё Vestfalisё Veriore tё Republikёs Federale tё Gjermanisë, Armin Laschet, me gruan e tij dhe delegacionin e vendit.

Gjithnjë sot paradite Ati i Shenjtë Bergoglio priti nё audiencë Kardinalin Marc Ouellet, Prefekt i Kongregatës sё Vatikanit pёr Ipeshkvijtë;

Sё fundit Papa priti nё audiencë shkëlqesinë e tij imzot Eduardo Maria Taussing, ipeshkëv i dioqezës sё Argjentinës San Rafael.

Papa Françesku ka emëruar sot presidentin dhe drejtorin e ri tё Zyrës së Punës të Selisё Apostolike. Kёshtu njofton buletini i zyrёs sё shtypit tё Vatikanit. Ata janë respektivisht monsinjor Alejandro W. Bunge, prelat Uditor i Gjykatës Kishtare ‘Rota Romana’ dhe Pasquale Passalacqua, profesor i sё Drejtёs së Punës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Cassino-s dhe Lazio Jugor.

Gjithnjë sot Papa ka emëruar përgjegjës tё zyrës pranë Kongregatës së Selisë sё Shenjtë për Kishat Lindore monsinjor Giulio Sembeni, deri tani zyrtar i Sekretarisë së Shtetit tё Vatikanit, Seksionin për Çështje tё përgjithshme. Kёshtu njofton zyra e Shtypit të Selisё sё Shenjtë.

01 tetor 2020, 13:28