Kërko

Vatican News
2020.06.14 Santa Messa nella solennita' del Corpus Domini Santa Messa nella solennita' del Corpus Domini, 2020.06.14  (Vatican Media)

Tweet i Papёs kushtuar Zemrës së Jezusit

“Vetëm kush sheh me zemër, sheh mirë, sepse di si të "shikojё nё brendësi: sheh njeriun përtej gabimeve të tij, vëllai përtej brishtësive, sheh shpresë në vështirësi, Zoti në çdo gjë”. Kёshtu shkruan Papa Françesku nё njё tweet, sot 26 qershor 2020, botuar nё faqen e internetit @Pontifex.

R.SH. - Vatikan

“Vetëm kush shohin me zemër, sheh mirë, sepse di si të "shikojё brenda": personi përtej gabimeve të tij, vëllai përtej vështirësive, shpresa në vështirësi, Zoti në çdo gjë”. Kёshtu shkruan Papa Françesku nё njё tweet, sot 26 qershor 2020, botuar nё faqen e internetit @Pontifex.

Jezusi nuk shikon mëkatin por zemrën e njeriut

Jezusi nuk sheh mëkatin e njeriut, por zemrën e tij, të cilën e kërkon për ta shëruar. Kёshtu pohoi Papa Françesku, gjatë homelisë së meshës së 28 tetorit 2014 në Shtëpinë e Shën Martës në Vatikan, duke reflektuar mbi Ungjillin e asaj dite, i cili tregonte lindjen e Kishës, si edhe mbi interpretimin e shën Palit Apostull, që e përshkruan Kishën si një ndërtesë, e cila ngrihet mbi themele të fuqishme. Krishtit i intereson t’i shikoj, t’i dojë e t’i shërojë zemrat e jo të numërojë mëkatet. Edhe ne tё shikojmë në zemër të të tjerëve, pa gjykuar.

Inati rrënon, zemra tjetrit ёshtё tokё e bukur

Papa  Françesku, gjatё audiencës sё përgjithshme tё 19 shkurtit 2020, duke folur pёr Luminё e tretё nga tetë Lumnitë e Ungjillit të Mateut, na kujton se inati ёshtё mëkat, që e kemi provuar nga pak të gjithë, prandaj na fton ta pyesin veten sa gjëra kemi shkatërruar a humbur në çastet e shpërthimit të inatit:

“Një çast zemërimi mund të shkatërrojë shumë gjëra; humbet kontrolli e nuk vlerësohet çka është vërtetë e rëndësishme. E kështu mund të humbasësh në një çast të vetëm lidhjet me vëllain, nganjëherë edhe në mënyrë të pandreqshme. Për shkak të inatit shumë vëllezër nuk i flasin më njëri-tjetrit. E kjo është e kundërta e butësisë. Butësia bashkon! Inati ndan. Butësia fiton shumë gjëra. Është e aftë të fitojë zemrat, të shpëtojë miqësitë e shumë e shumë gjëra të tjera, sepse njerëzit inatosen, por pastaj edhe qetësohen, rimendojnë e pendohen. Është vepër e butësisë, kjo. Butësia mund të rindërtojë”. Atëherë “toka” a “thesari” për t’u shtënë në dorë me butësi është shëlbimi i vëllait - tha akoma Papa  e theksoi: “Nuk ka tokë më të bukur se zemra  tjetrit; truall më të këndshëm, se paqja e rivendosur me vëllain” 

Papa Françesku na tregon e paraqet shembullin e Marisë Virgjër, shembullin e saj tё “ndenjurit” te këmbët e kryqit tё Jezusit, Maria nënë e djalit të saj dhe e gjithë bijve të botës. "Ta sodisim Marinë, gruan e fortë", kjo ftesën e Papёs, për të mësuar të jemi “punëtorë tё paqes”, "paqebërës, krijues të aleancave, tharmi i vëllazërimit.

26 qershor 2020, 10:34