Kërko

Vatican News
2020.02.26 Udienza Generale 2020.02.26 Udienza Generale  (Vatican Media)

Koronavirus: Papa, afër sëmurëve dhe atyre që luftojnë infektimin

Françesku inkurajon pacientët, punonjësit e shëndetësisë, autoritetet civile.

R.SH. - Vatikan

Në përfundim të audiencës së përgjithshme, mbajtur sot paradite në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa kujtoi të sëmurët nga Koronavirusi dhe punonjësit e shëndetësisë që po bëjnë çmos ta luftuar këtë epidemi kudo:

"Dëshiroj edhe një herë të shpreh afërsinë time ndaj pacientëve Koronavirus dhe punonjësve të shëndetësisë që i kurojnë të sëmurët, si dhe ndaj autoriteteve civile dhe të gjithë atyre që punojnë për të ndihmuar pacientet dhe për të ndalur përhapjen e infektimit” .

26 shkurt 2020, 11:20