Lutja e Papës për viktimat e tifonit në Filipine
R. SH. - Vatikan
Në festën e Shën Shtjefnit, kujtojmë gjithë martirët - këtë theksoi Papa në lutjen e Engjëllit të Tënzot, kremtuar në Sheshin e Shën Pjetrit. “Festa e Shtjefnit Protomartir na kujton të gjithë martirët e djeshëm e të sotëm - që janë shumë - na nxit të ndjehemi në bashkim me ta e t’u kërkojmë hirin të jetojmë e edhe të vdesim me emrin e Krishtit në zemra e në buzë” – theksoi. Maria, Nëna e Jezusit, na ndihmoftë ta jetojmë këtë kohë Krishtlindjeje me sytë e ngulur tek Krishti, për t’u bërë çdo ditë e më shumë të ngjashëm me Të.
Krishtlindja të na ngjallë dëshirën t’u shërbejmë vëllezërve më nevojtarë
“Gëzimi i Krishtlindjes, që na i mbush zemrat plot, ngjalltë në ne dëshirën për ta kundruar Jezusin në Shpellën e Betelhemit, për t’i shërbyer, më pas, e për ta dashur në vëllezërit tanë” - këto, fjalët me të cilat Papa e përfundoi lutjen e Engjëllit të Tënzot, në festën e Shën Shtjefnit.
Papa falënderon për mesazhet e urimit, që mori për Krishtlindje
“Këto ditë - kujtoi Ati i Shenjtë - mora shumë mesazhe me urime nga Roma e nga të katër anët e botës. Nuk mund t’u përgjigjem të gjithëve, por do të lutem për secilin”:
“E ju shpreh sot ju e të gjithëve, falënderimin tim të sinqertë - shtoi - posaçërisht për dhuratën e lutjes, që shumë prej jush më premtuan se nuk do ta harrojnë. Shumë faleminderit!”.
Papa lutet për popullsitë e Filipineve, të dëmtuara nga tifoni
“Marr pjesë në dhimbjen e popullit të dashur të Filipineve për shkak të tifonit Phanfone”
Kështu e kujtoi Papa popullsinë e Filipineve, pas kësaj tronditjeje të re, në përfundim të Engjëllit të Tënzot, duke shtuar:
“Lutem për viktimat e panumërta, për të plagosurit e për familjet e tyre - shtoi - I ftoj të gjithë të thonë bashkë me mua një Falemimri për këtë popull, që dua shumë”.