Në Madagaskar, gjithçka është gati për vizitën e Papës
R. SH. - Vatikan
Fjala më tingëlluese, që lexohet në të katër anët, është “Tongasoa!”!. “Mirë se vjen!” e Papa, pa arritur ende, është tashmë në të gjitha skajet e vendit. Në foto, natyrisht! Pastaj të bie fort në sy edhe një figure e madhe e Zojës së Bekuar e një shtatore po aq e madhe e Nënës së Krishtit, që shikon mbi qytetin. Qytet i veçantë, që shtrihet mbi 12 kodra. I veçantë, edhe presidenti, i cili dje, gjatë gjithë ditës, mori pjesë në 11 takime për të përgatitur sa më mirë vizitën e Papës. Ndërsa kur u bë natë, shkoi të shikojë sheshin ku do të kremtohet mesha e ditës së dielë. Deshi të tregonte se presidenti e jeton i pari, e me gjithë zemër, këtë vizitë, që është ngjarje tejet e madhe për Madagaskarin!