Simbolet e pritjes: Kryqi dhe Zoja e Bekuar Simbolet e pritjes: Kryqi dhe Zoja e Bekuar 

Në Madagaskar, gjithçka është gati për vizitën e Papës

Në të gjitha rrugët e kryeqyteit Antananarivo shikon foto, flamuj, pankarta. Të gjitha, për t’i uruar mirëseardhjen Papës. Presidenti Rajoelin e ndjek personalisht organizimin e vizitës, në plan të parë në të gjitha gazetat e vendit. Për meshën e së dielës priten më se 900 mijë vetë.

R. SH. - Vatikan

Fjala më tingëlluese, që lexohet në të katër anët, është “Tongasoa!”!. “Mirë se vjen!” e Papa, pa arritur ende, është tashmë në të gjitha skajet e  vendit. Në foto, natyrisht! Pastaj të bie fort në sy edhe një figure e  madhe e Zojës së Bekuar e një shtatore po aq e madhe e Nënës së Krishtit, që shikon mbi qytetin. Qytet i veçantë, që shtrihet mbi 12 kodra. I veçantë, edhe presidenti, i cili dje, gjatë gjithë ditës, mori pjesë në 11 takime për të përgatitur sa më mirë vizitën e Papës. Ndërsa kur u bë natë, shkoi të shikojë sheshin ku do të kremtohet mesha e ditës së dielë. Deshi të tregonte se presidenti e jeton i pari, e me gjithë zemër, këtë vizitë,  që është ngjarje tejet e madhe për Madagaskarin!

06 shtator 2019, 14:38