Kërko

Strasburg: homazhi për viktimat Strasburg: homazhi për viktimat 

Papa Françesku dënon atentatin e Starsburgut

Ati i Shenjtë, në një telegram, shpreh afërsinë e tij me familjet e prekura nga atentati në tregun e Krishtlindjes, në Strasburg, ku humbën jetën 3 vetë. Të plagosurit janë 13.

R.SH. - Vatikan

Trishtim e shqetësim, ndjenjat e Papës Françesku pas atentatit në tregun e Krishtlindjes në Strasburg. Në një telegram, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, për kryeipeshkvin e qytetit francez, Ati i Shenjtë shpreh “edhe një herë, dënimin e tij të vendosur për këto akte”.

Lutje për familjet

         Papa u siguron familjeve dhe të gjithë atyre, që janë prekur nga dhuna, lutjen e tij. Në zemrën e në mendjen e Françeskut, edhe “profesionistët e vullnetarët, që kujdesen për të plagosurit”. “Në shenjë ngushëllimi – lexohet në tekst, ndërsa autori i atentantit akoma nuk është kapur nga policia – i përgjërohem Zotit për bekime hyjnore për viktimat, për ata që ndihmojnë dhe për gjithë popullin francez”.

13 dhjetor 2018, 16:58