Kërko

Papa Françesku për vizitë në Lesbos, me refugjatët Papa Françesku për vizitë në Lesbos, me refugjatët

Elona Aliko nga ishulli Lesbos: vizita e Papës na jep forcë

Një vullnetare shqiptare nga Italia në ishullin e Lesbos, në mes të refugjatëve. Elona Aliko, e Bashkësisë Papa Gjoni XXIII, dëshmon për jetën e vështirë të migrantëve, por edhe për forcën, që u dha takimi i djeshëm me Papën Françesku

R.SH. - Vatikan

Ta ndalim këtë fundosje të qytetërimit, të mos lejojmë që “mare nostrum” të kthehet në “mare mortuum”. Në vizitën e djeshme në Qendrën e Pritjes dhe të Identifikimit të refugjatëve në ishullin Lesbos të Greqisë, Papa Françesku bëri një thirrje sa të dhimbshme aq edhe të fuqishme në vendin simbol të tradgjedisë së migracionit, të “katastrofës humanitare më të rëndë që nga Lufta II Botërore”. Vend, ku pati qenë edhe në vitin 2016. Dje, Ati i Shenjtë u foli sërish atyre, që përfaqësojnë njerëzimin e plagosur, siç tha vetë, duke i parë në sy, në ata sy “plot frikë e pritje, sy që kanë parë dhunën e varfërinë, sy të riguar nga kaq shumë lot”.

Pikërisht në këtë qendër shërben edhe një shqiptare, ardhur gjashtë muaj më parë nga Italia, së bashku me vullnetarët e Bashkësisë Papa Gjoni XXIII. Të dëgjojmë dëshminë e Elona Alikos, marrë nga i dërguari i Radio Vatikanit – Vatican News, Massimiliano Menichetti, përgjegjës i Radios…

Dëgjo Elona Alikon...
06 dhjetor 2021, 09:48