R. SH. - Vatikan
Dy kamikaze mbi një moto u hodhën në erë jashtë kangjellave kryesore të katedrales katolike të Makassarit, në Indonezi, gjatë Meshës të së Dielës së Larit. “Donin të hynin në kompleksin e Kishës” - shpjegon zëdhënësi i policisë, Argo Yuwono. Dy atentatorët vdiqën gjatë shpërthimit, ndërsa të plagosurit, ndërmjet të cilëve të posaardhurit për të ndjekur kremtimin e kësaj dite të madhe, janë rreth 14.
Kishat, në shënjestër
Në Indonezi kishat e krishtera janë shpesh në shënjestër të ekstremistëve islamikë. Në maj 2018, në ishullin e Javës, tre atentate kryer mbi kishat katolike, shkaktuan 13 të vdekur. Pas ngjarjes, Isis pranoi autorësinë e krimit.