Atentati në Katedralen Katolike në Makassar Atentati në Katedralen Katolike në Makassar 

Indonezi. Shpërthim brenda një katedraleje katolike

Të plagosurit duhet të jenë së paku 14, ndërmjet të cilëve, pesë besimtarë që po shkonin në kishë për Meshën e së Dielës së Larit. Sipas policisë vendase, ishte sulm i kryer nga dy kamikaze. Shpërthimi ndodhi në qytetin Makassar, në ishullin indonezian të Sulawesit.

R. SH. - Vatikan

Dy kamikaze mbi një moto u hodhën në erë jashtë kangjellave kryesore të katedrales katolike të Makassarit, në Indonezi, gjatë Meshës të së Dielës së Larit. “Donin të hynin në kompleksin e Kishës” - shpjegon zëdhënësi  i policisë, Argo Yuwono. Dy atentatorët vdiqën gjatë shpërthimit, ndërsa të plagosurit, ndërmjet të cilëve të posaardhurit për të ndjekur kremtimin e kësaj dite të madhe, janë rreth 14.

Kishat, në shënjestër

Në Indonezi kishat e krishtera janë shpesh në shënjestër të ekstremistëve islamikë. Në maj 2018, në ishullin  e Javës, tre atentate kryer mbi kishat katolike, shkaktuan 13 të vdekur. Pas ngjarjes, Isis pranoi autorësinë e krimit.

28 mars 2021, 13:41