R.SH. - Vatikan
Në 8-vjetorin e papnisë së Atit të Shenjtë Françesku, Sekretari i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit, vë në dukje se Papa argjentinas është njeri i gjesteve e i veprimeve. Kujton veçanërisht, shtegtimin e tij apostolik në Shqipëri, të cilën e zgjodhi si portë për të hyrë në Evropë e për të filluar udhëtimet e tij në kontinent, në përforcim të të krishterëve. Por edhe lutjen e tij gjatë pandemisë, vizitën në Irak, botimin e enciklikave e të dokumenteve të tjera e shumë gjeste, me të cilat Françesku tregon udhën e Ungjillit, për t’u ndjekur nga të gjithë besimtarët. Të dëgjojmë imzot Gjergj Metën…