2018.06.27 Udienza Generale Papa Francesco e Mons. Gjergj Meta 2018.06.27 Udienza Generale Papa Francesco e Mons. Gjergj Meta

Imzot Gjergj Meta: 8 –vjetori i Papës së gjesteve

Udha e Ungjillit, në gjestet dhe veprimtaritë e Papës Françesku, gjatë 8 viteve të papnisë, kremtuar më 13 mars. Në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit - Vatican News, Sekretari i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit

R.SH. - Vatikan

Në 8-vjetorin e papnisë së Atit të Shenjtë Françesku, Sekretari i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit, vë në dukje se Papa argjentinas është njeri i gjesteve e i veprimeve. Kujton veçanërisht, shtegtimin e tij apostolik në Shqipëri, të cilën e zgjodhi si portë për të hyrë në Evropë e për të filluar udhëtimet e tij në kontinent, në përforcim të të krishterëve. Por edhe lutjen e tij gjatë pandemisë, vizitën në Irak, botimin e enciklikave e të dokumenteve të tjera e shumë gjeste, me të cilat Françesku tregon udhën e Ungjillit, për t’u ndjekur nga të gjithë besimtarët. Të dëgjojmë imzot Gjergj Metën…

Të dëgjojmë imzot Gjergj Metën

 

13 mars 2021, 08:55