Kërko

Vatican News

Karitasi Shqiptar në ndihmë të refugjatëve. Flasin Petrika Lame dhe Jonida Spaho

Për të ikurit nga lufta, si për shembull, sirianët, por edhe për refugjatët e tjerë, që kalojnë nëpër Shqipëri, kujdeset edhe Karitasi Shqiptar, në bashkëpunim me Komisariatin e Lartë të OKB-së për Refugjatët. U ofron atyre një strehë, paketa ushqimore, veshmbathje dhe ilaçe, siç nënvizojnë, në mikrofonin tonë, koordinatorët e Karitasit në pikën e Kapshticës, në kufi me Greqinë, Petrika Lame dhe Jonida Spaho.

R.SH. - Vatikan

Kisha Katolike sapo kremtoi Ditën Botërore të Migrantëve dhe të Refugjatëve, të cilën e ka themeluar që nga viti 1914. Në periudhën e pandemisë së koronavirusit, sidomos gjendja e refugjatëve, që ikin nga luftrat e konfliktet, është vështirësuar edhe më tej, pasi shtetet pritëse mbyllin kufijtë e nganjëherë, edhe zemrën. E ndërsa Evropa ndryshon Traktatin e Dublinit, duke pasur parasysh edhe shtetet më pak të gatshme të presin emigrantë, Shqipëria e vogël pret e përcjell refugjatë, të cilët, që nga viti 2015, kanë filluar të përdorin të ashtuquajturën “rrugë ballkanike” drejt vendeve evropiane.

Veprimtaria e Karitasit Shqiptar në ndihmë të refugjatëve
Veprimtaria e Karitasit Shqiptar në ndihmë të refugjatëve

         Për këta të ikur nga lufta, si për shembull, sirianët, kujdeset edhe Karitasi Shqiptar, në bashkëpunim me Komisariatin e Lartë të OKB-së për Refugjatët. U ofron atyre një strehë, paketa ushqimore, veshmbathje dhe ilaçe, siç nënvizojnë, në mikrofonin tonë, koordinatorët e Karitasit në pikën e Kapshticës, në kufi me Greqinë, Petrika Lame dhe Jonida Spaho. T’i dëgjojmë…

Dëgjo Petrika Lamen dhe Jonida Spahon...
29 shtator 2020, 13:28